Frrok Çupi: Në 6 dhjetor, në Tiranë mund të nisë Lufta e Tretë Botërore

Analisti Frrok Çupi thotë se në protestën e paralajmëruar nga opozita në 6 dhjetor fshihet dora e Rusisë.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, Çupi u shpreh se Rusia, me luftën në Ukrainë, qëllimin e saj të parë ka ndërhyrjen në BE, gjë që sipas tij mund ta arrijë me një vend si Shqipëria, shumë afër dhe që po organizon samitin më të madh të BE.

Sipas Çupit, për shkak të ndërhyrjes ruse dhe iraniane, ekziston rreziku për agresion ndaj ndonjë prej liderëve të BE, çka sipas tij mund të ndizte një Luftë të Tretë Botërore në Tiranë më 6 dhjetor.

“Pyetja është emergjente, jo më para qeverisë së Tiranës po para BE: do ta lejojmë Rusinë të turbullojë një samit të BE në Tiranë, të bëjë shantazh dhe ndoshta agresion në Tiranë, që të vrasë një nga liderët e Europës që të fillojë Luftën e Tretë Botërore në Tiranë? A do të fillojë lufta botërore në datën 6 dhjetor në Tiranë apo jo?

E dini që luftëra të tëra kanë nisur në Evropë, në Ballkan, ndodhemi para një rreziku të tillë. Ajo protestë mban në vetvete rrezikun shumë të madh të eksplozionit në Evropë për shkak të ndërhyrjes së Rusisë dhe Iranit”, tha Çupi.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.