“Frikacak, Burracak…” Luizi ‘nuk kursehet’ me Armaldon

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

E sigurisht që një nga protagonistët e këtij sezoni të BBV është këngëtari Luiz Ejlli. Veçse një banor i shumëpërfolur për energjinë e tij dhe dinamikat që shkakton, Luizi është komentuar gjithashtu pafund në rrjet për situatën që ka krijuar me sëmundjen e tij të supozuar.

Ai është përballur jo pak herë me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ku janë bërë deklarata të forta qoftë nga ana e vetë Luizit, por edhe nga banorët e tjerë drejtuar atij. Ndërkohë, dukej se Luizi kishte një marrëdhënie të mirë me Armaldon, derisa ‘thumbimet’ e dyanshme kanë nisur. Thumbime që Armaldo nuk ka mundur t’u rezistojë teksa mjaftoi vetëm një fjalë e Luizit dhe Armaldo u hodh vetë në pishinë ditën e djeshme. Ndërkohë, sot kanë vazhduar edhe më tej debatet mes dyshes, me Luizin që nuk i kurseu fjalët.

Në sytë e mi, je frikacak, je burracak… Je shumë frikacak.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.