Fredi Beleri është pritur me fishekëzjrre nga mbështetësit e tij në Himarë. Teksa thërresin emrin e tij, qytetarët i janë afruar Belerit për ta takuar dhe për t’i uruar mirëseardhjen pas qëndrimit të tij në qeli që nga maji i vitit 2023.
Ai u lirua para kohe me kusht nga Gjykata e Fierit, e cila e nxori nga qelia 6 javë para se të mbyllte dënimin me 2 vite burg dhënë nga Gjykata e Posaçme.
Alfred Beleri, i cili u zgjodh njëherazi edhe eurodeputet i Demokracisë së Re në Parlamentin Europian, u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 2023 dhe u dënua më pas për dyshimet se kishte dhënë para në këmbim të votës.
Edhe pse fitoi zgjedhjet për kryetar bashkie në Himarë, ai nuk arriti asnjëherë ta ushtronte detyrën.