Zyra e shty[it, e Presidentit të Francës, Emmanuel Macron ka reaguar pas deklaratës në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën.
Teksa në media u raportua se Franca ka pezulluar këtë proces, zyrta e shtypit të presidentit deklaron se çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ‘mbetet e hapur’.
Në një deklaratë për shtyp theksohet se ky është një proces teknik, ku Franca nuk mund të deklarohet e vetme, por duhet të konsultohet fillimisht me partnerët e saj europianë.
“Presidenti ka folur për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës. Ai tha se cilat ishin kërkesat tona. Në këtë kontekst dhe duke marrë parasysh bllokadën e Prishtinës, presidenti vlerësoi se çështja e liberalizimit të vizave mbetet e hapur. Për më tepër, është një proces teknik dhe një diskutim që duhet bërë me partnerët tanë evropianë”, tha Zyra e Presidentit të Francës
Presidenti Macron deklaroi ditën e sotme gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, se Franca mund ta pezullojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovës, për shkak “të mos respektimit të fjalës së dhënë”, duke e akuzuar Kosovën se nuk e mbajti fjalën e dhënë për formimin e Asociacionit.
Sipas mediave franceze, deklarata e Macron është përkthyer keq nga përkthyesja dhe është raportuar gabim.