Në Paris dhe qytete të tjera të Francës, protestat për rritjen e moshës së pensioneve po bëhen më agresive. Kalimi i reformës pa votim në parlament ka revoltuar njerëzit.
Rritja e moshës së pensioneve nuk mbëshetet nga francezët. Protestuesit në Paris janë përleshur sërish me policinë duke kundërshtuar reformën qeveritare për pensionet.
Mijëra protestues kanë hapur zjarr dhe kanë hedhur sende drejt policisë, e cila ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.
Protestat e orëve të para të 18 marsit, shënojnë ditën e dytë të tubimeve të dhunshme, që kur presidenti, Emmanuel Macron, ka vendosur të çojë përpara reformën për rritje të moshës nga 62 në 64 vjeç, pa votim në parlament.
Menjëherë pas vendimit të Macronit, opozita e ka nisur procesin për votë mosbesimi ndaj Qeverisë.
Marine Le Pen, liderja e deputetëve të Marshit Kombëtar në Parlament, e ka quajtur vendimin e Marconit “dështim total për Qeverinë”.
Policia ka arrestuar dhjetëra persona në trazirat që kanë ndodhur afër ndërtesës së Parlamentit, ndërsa protestat janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera.
Qeveria ka thënë se ndryshimet në ligjin për pensione janë të domosdoshme për të ruajtur skemën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore.