Liderët e Bashkimit Europian së bashku me ata të Ballkanit Perëndimor pozuan për foton familjare, një traditë kjo e këtyre samiteve.
Si zakonisht, në këtë moment liderët mund t’i shohësh të lirshëm, duke bashkëbiseduar me njëri-tjetrin, apo duke shkëmbyer batuta. E kryeministri shqiptar është gjithnjë protagonist, si dhe në këtë rast.
Vendi i secilit lider është i përcaktuar në fotografi të tilla, megjithatë kryeministri Edi Rama, siç mund të shihet në video, me humor tenton që të kalojë në rresht të parë homologen e tij italiane, Giorgia Meloni.