“Fordi” i fluturoi në oborr, pronari i shtëpisë në Lushnje: S’po gjendet shoferi!

Policia

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të Enjteje në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë. Raportohet se , një “Ford” ka kaluar barrierat anësore dhe është futur brenda oborrit të një banese. Fatmirësisht nuk ka të lënduar, ndërsa nuk dihet se ku ka shkuar shoferi.

Forcat policore dhe banorët janë bërë bashkë për të gjetur drejtuesin e automjetit. Mësohet se në spital nuk është paraqitur asnjë i plagosur.

“Shumë zhurmë eee… S’po gjendet shoferi. Përpara 7 vjetësh në këtë oborr vdiq plaka sepse makina doli nga rruga dhe e vrau”, është shprehur pronari i banesës.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.