Forcat e sigurisë po ndalonin tifozin e futur në fushë, dëmtohet Alvaro Morata 

Miks Albania

Një incident ndodhi në fund të ndeshjes Spanjë-Francë. Një pjesëtar i forcave të sigurisë në stadium në përpjekje për të ndaluar një tifoz goditi kapitenin e Spanjës, Alvaro Moratën. 

Sulmuesi u lëndua në gjurin e majtë dhe ka shqetësim për të. Mjekët ende nuk mund të thonë me siguri se sa problematike ishte ajo goditje. 

Priten analizat mjekësore për të qartësuar gjithçka kur kanë mbetur pak ditë nga finalja e Europianit. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.