Fluks në kufi, emigrantët kthehen në Shqipëri për Pashkë

Miks Albania

24 orët e fundit shënuan pikun e fluksit të emigrantëve të cilët vijnë në atdhe për të festuar Pashkët.

Rreth 8 mije emigrantë hynë nga Greqia përmes doganës së Kapshticës gjatë të enjtes, ndërsa mbi 2 mije e 500 qytetarë udhëtuan drejt vendit fqinj.

Ndryshe nga dje, fluksi i  lëvizjeve ndërkufitare sot është normalizuar.

Edhe në Kakavijë ka pasur fluks të shtuar lëvizjesh, me 7740 shtetas ne hyrje dhe 3654 mjete.

Autoritetet e kufirit kanë marrë masa për të menaxhuar fluksin e udhëtarëve, duke shtuar sportelet,në varësi të situatës.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.