Flini çdo natë me televizorin ndezur? Zbuloni çfarë thonë ekspertët për këtë zakon

Gjume, Celulare

Pavarësisht nëse janë lajmet e fundit apo një episod i një seriali të dashur për ju, ka shumë njerëz që e kanë kthyer në zakon të fjeturit me televizorin ndezur. Le ta themi pak më hapur: nuk flenë gjumë pa televizor. Ne e dimë që prej kohësh ekspertët thonë që nuk duhet të ketë asnjë kontakt me celularin, tabletin apo televizorin disa orë para gjumit sepse kjo prish ritmin cikadian gjumë-zgjim.

Por, pse disa njerëz flenë gjumë me televizorin ndezur?

Televizori është me zë të lartë dhe zakonisht, njerëzit kanë nevojë për qetësi për të fjetur. Pse atëherë disa njerëz qetësohen nga diçka e tillë? Aric Prather, një psikolog që trajton pagjumësinë, thotë për Yahoo Life se nuk është saktësisht e qartë pse disa njerëz bien në gjumë me televizorin ndezur, ndërsa të tjerë jo. Megjithatë, ai thotë se truri ynë mund të kufizojë përpunimin ndijor që na lejon të flemë edhe nëse ka zhurmë në sfond.

Arsyeja pse disa njerëz e bëjnë këtë është edhe fakti se zhurma në sfond i lejon ata që të qetësohen dhe të shpërqendrojnë mendjen e tyre.

A është e gabuar ta kthesh këtë gjë në një zakon?

Shikimi i televizorit mund të vonojë shkuarjen në shtrat. Sidomos për personat që kanë problem me pagjumësinë, lidhja e gjumit me shtratin duke mos kaluar më parë nga televizori bën që kjo të ndikojë në një cilësi më të mirë gjumi. Ndërsa trupat tanë kanë një sistem për të filtruar tingujt ndërsa flemë, ata nuk mund të heqin të gjithë zhurmën. Ndryshimet ekstreme të volumit ose të dritës, të tilla si një shpërthim në një shfaqje televizive, mund të na trembin zgjuar, duke na prishur gjumin.

Ajo që shikoni para gjumit mund të ndikojë gjithashtu në gjendjen se sa mirë flini. Përmbajtja veçanërisht emocionale mund t’ju bëjë të ndiheni më zgjuar, gjë që mund t’ju ndalojë të relaksoheni mjaftueshëm për të fjetur.

Por, të biesh në gjumë me televizorin ndezur çdo natë mund të sinjalizojë se ka diçka që të ndalon të flesh natyrshëm. Nëse keni vështirësi dhe mendoni se televizori është i vetmi opsion që keni për të fjetur, ju mund të flisni me një specialist për të gjetur metodat e menaxhimit të ankthit dhe qetsimit të mendjes suaj.

Sepse mbajta hapur e televizorit çdo natë para gjumit, nuk është një ide e mirë!

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.