Fjalët e fundit të Tupac Shakur para se të ndërronte jetë!

Greenidge, një anëtar i grupit rap Outlawz, ka zbuluar fjalët e fundit të Tupac, pasi ai ishte në një makinë pas reperit dhe drejtuesit të shtëpisë diskografike, Suge Knight, në Las Vegas, më 7 shtator 1996 dhe ishte dëshmitar i të shtënave.

Ai ka treguar se pas të shtënave, ai shkoi menjëherë në anën e pasagjerit dhe u përpoq të ndihmonte Tupac, i cili ishte i mbuluar me gjak.

Greenidge, i cili është thirrur si dëshmitarë në seancën gjyqësore, lidhur me vrasjen e Shakur, ka treguar: “E pyeta nëse ishte mirë. Po përpiqesha të shihja se në çfarë gjendje ishte”.

Ai ka thënë se fjalët e fundit të Tupac ishin: “Shtrihu në tokë, do të të qëllojnë”.

Greenidge ka thënë se fillimisht nuk pa askënd por më pas vuri re një oficer policie që i kishte drejtuar armën.

Prokurorët e pyetën se çfarë i kishte thënë oficeri i policisë dhe Greenidge u përgjigj: “Shtrihu në tokë se do të të qëlloj”.

Greenidge tregoi se u shtri menjëherë në tokë dhe më pas u arrestua nga oficerët e policisë së bashku me dy anëtarë të tjerë të “Outlawz”, Katari “Kastro” Cox dhe Yafeu Fula, gjithashtu edhe një truprojë të quajtur Frank.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.