Shqipëria dhe Italia finalizojnë të martën marrëveshjen për njohjen reciproke të kontributit për sigurimet shoqërore.
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani do të zhvillojë nesër vizitën zyrtare gjatë së cilës do të firmosë marrëveshjen me homologun Tajani.
Marrëveshja vjen si një detyrim dhe e drejtë ndaj qytetarëve shqiptarë, italianë dhe italo-shqiptarë, të cilët kanë punuar për 30 vjet dhe kanë kontribuar në ekonominë dhe përparimin social të të dy vendeve.
Vizita e ministrit Hasani në Itali shënon një angazhim të thelluar për zgjerimin e bashkëpunimit me Italinë në fusha me interes reciprok, në përputhje me Deklaratën e Partneritetit Strategjik.
Synimi është rikonfirmimi i mbështetjes së Italisë, si në nivel dypalësh tashmë me një gamë të gjerë bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët, ashtu edhe në atë shumëpalësh, sidomos në integrimin evropian, duke rikonfirmuar mbështetjen e Italisë për një proces të përshpejtuar integrues deri në vitin 2030, siç ka deklaruar zv.kryeministri italian dhe ministri i Jashtëm, Antonio Tajani.
AXHENDA E VIZITËS NË ITALI TË MINISTRIT IGLI HASANI:
Më 5 shkurt,
– Ora 11:00 – Ministri Hasani do të zhvillojë një takim me Presidentin e Komisionit për Politikat e Bashkimit Evropian, Giulio Terzi di Sant’Agata.
– Ora 16:30 – Takim i Ministrave të Jashtëm të grupit “Miqtë e Ballkanit Perëndimor” dhe MPJ-ve të Ballkanit Perëndimor, me ftesë të zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Italisë, Antonio Tajani.
Më 6 shkurt,
– Ora 10:00 – Takim me homologun italian, Antonio Tajani dhe firmosja e marrëveshjes për sigurimet shoqërore.
– Ora 11.00 Deklaratë për median e dy ministrave.
– Ora 14:30 – Takim me Presidentin e Komisionit