Fifi është në pritje të ëmbël! Këngëtarja dhe partneri i saj Adis Patushi do bëhen për herë të parë prindër. Lajmin e dha vetë këngëtarja gjatë Festivalit të Këngës.
Pasi performoi gjatë mbrëmjes së sotme me Flori Mumajesin, Fifi zbuloi se është shtatzënë duke iu referuar kantautorit si “daja i fëmijës tim.”
“Jam në pritje të një fëmije. Deri tani ka qenë sekret, por jam shumë e lumtur.”- u shpreh Fifi ndërsa Flori ndërhyri duke shtuar se ky lajm ishte një nga arsyet kryesore pse erdhi në Fest 61.