Ivana Knoll deklaron se ka marrë mjaft kompliemente nga fansat e saj
Ish-mis Kroacia Ivana Knoll ka bërë një premtim që shumë pak do kishin guximin ta bënin. Nëse Kroacia arrin të fitojë titullin e saj të parë kampion në Kupën e Botës në Katar bukuroshja është zotuar se do të zhvishet.
Kroatët arritën të mundnin brazilianët dhe sfida e radhës për ta është Argjentina, me të cilën do të luftojnë për finalen të martën.
E pyetur nga mediat gjermane për shanset e Kroacisë për të fituar Kupën e Botës, Ivana tha se do të dilte nudo nëse kroatët do të merrnin trofeun e dëshiruar.
“Nëse kjo ndodh, flamuri bie”, u shpreh ajo e cila u bë e famshme për veshjet e saj provokuese me flamurin kroat nëpër stadiume.
E pyetur nga gazeta Bild se si e kanë pritur në Katar ajo shprehet se merr çdo ditë shumë mesazhe sa nuk mund t’i numërojë ku madje disa prej tyre edhe i kanë propozuar për martesë.
Më herët gazeta britanike, The Sun, e quajti tifozëve më seksi të Botërorit dhe komentoi paraqitjet e saj në kampionatet 2014 dhe 2018.