Fier/ Plagosi me mjet prerës bashkëmoshatarin e tij, policia arreston 17-vjeçarin

Miks Albania

Një 17-vjeçar në Fier është arrestuar nga Policia, pasi mbrëmejn e djeshme ka goditur me mjet prerës në këmbë një 16-vjeçar.

Blutë njoftojnë se 17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i Policisë:

Fier- Goditi me mjet prerës një bashkëmoshatarin e tij, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Polici, autori i dyshuar.

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme ku është dëmtuar me mjet prerës në këmbë një 16-vjeçar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë organizuar punën për identifikim e autorit të dyshuar dhe pas disa orësh kërkim, bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin e 17-vjeçarit nga lagja “Mbrostar Ferko”, Fier.

17-vjeçari, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës në këmbë, 16-vjeçarin, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Fier, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.