Festa nuk ndal luftën, 22 mijë palestinezë të vrarë, 156 brenda 24 orëve të fundit

Miks Albania

Ndërrimi i viteve, solidariteti dhe atmosfera festive nuk kanë “zbutur” luftën në botë. Izraeli vijoi sulmet e përgjakshme në Gazë, ku civilët e pritën vitin me sirenat e luftës dhe ‘tingujt’ e bombardimeve, të cilat zëvendësuan të qeshurat festive të qytetarëve të Gazës.

Sulmet vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës kanë marrë jetën e 21,978 njerëzve që nga fillimi i luftës më 7 tetor. Shifrat u përditësuan këtë të hënë nga Ministria e Shëndetësisë e Hamasi. Teksa bota festonte, në 24 orët e fundit, sipas ministrisë, 156 persona u vranë dhe 246 u plagosën. Që nga fillimi i luftës, të plagosurit arrijnë në 57697.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.