Një incident ka ndodhur në koncertin e reperes me famë botërore Cardi B. Kjo e fundit teksa po performonte në Las Vegas, është spërkatur me lëng nga një fanse që ishte pjesëmarrëse. Këtë veprim reperja nuk e priti aspak mirë pasi iu kundërpërgjigj fanses duke e gjuajtur me mikrofon. Përpara se të gjuante me mikrofon, Cardi B shfaqet e tronditur për një sekondë të shkurtër.
Pavarësisht incidentit, në sfondin e videos dëgjohet melodia e këngës së saj së bashku me vokalin e saj. Ndërkohë edhe këngëtarja shqiptare, Bebe Rexha, është goditur në fytyrë në telefon nga dikush nga publiku, teksa ishte në një koncert në New York. Cardi B me emrin e vërtetë si Belcalis Marlenis Almánzar, u shfaq në koncert e veshur me një fustan ngjyrë portokalli të ndezur.