Luiz Ejlli ka dy javë rresht që del i preferuari i publikut brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP2”.
Këngëtari u ka thënë banorëve se fundmi se disa fëmijë vijnë çdo ditë pranë shtëpisë së BB VIP dhe brohorasin.
‘O Luiz o kampion’ u dëgjua të thonin të vegjlit teksa në oborr ishte Luizi, Kiara Tito, Armaldo Kllogjeri dhe Olta Gixhari. Kjo e fundit duket se është bërë paksa xheloze dhe ka reaguar menjëherë.
Aktorja e njohur tha se personat jashtë po bërtisnin ‘O Luiz o legen’. Kjo u prit me të qeshura nga Luizi i cili i sqaroi se nuk është hera e parë që këta persona brohorasin për të.
Pjesë nga biseda:
Luiz: Ca është?
Personi nga ana tjetër e shtëpisë: O Luiz…
Kiara: O Luiz thotë
Olta: O Luiz o legen…
Luizi: O legen, deka, seriozisht e ke? Të kam thënë, ke probleme me sy e me veshë. Është i njëjti zë që vjen çdo mëngjes.
Maestro: Një problem do kesh me këtë, i ngel qejfi shumë shpejt.
Luizi: O Luiz o kampion, kjo o Luiz o legen. Ai vjen ditë për ditë.
Maestro: Mos tha fjalë tjetër?
Luizi: O Luiz o legen thotë kjo, është e drejta e saj.
Olta: Ashtu e dëgjova ore. Po ç’të duhet ta dëgjosh, dhe ajo të duhet.