Familjarët e viktimave KËRCËNOJNË Klea Gjatën, partneren e Leart Haxhiut që e ndihmoi në vrasje

Ditë pas megaaksionit policor që çoi në disa arrestime pas bashkëpunimit të Artan Tafanit me policinë, familjarët e viktimave kanë kërcënuar partneren e Laert Haxhiut.

Sipas mediave më konkretisht është kërcënuar familja e vajzës në fjalë.

Klea Gjata është e dashura e Laert Haxhiut, e cila u arrestua në kuadër të operacionit të koduar policor “Never Forget”, pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Artan Tafani, i cili u zbërthye para grupit hetimor duke zbardhur 6 krime të kryera nga grupi i autorit të masakrës së Lushnjes.

27-vjeçarja nga Lushnja dyshohet se është përfshirë në vrasjen e Alban Semakut në vitin 2021.

“Klea Gjata, 27 vjeçe, banuese në Lushnjë, dyshohet për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”,” raportoi drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.