Merita Nexhipi kishte 4 muaj që nuk kishte asnjë lajm nga vajza e saj, 22-vjeçarja Brisilda Nexhipi, mirëpo sot mësoi fatin e trishtë se e bija i ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në Durrës.
Ndërkohë që nëna e kërkonte, Brisilda Nexhipi kishte mbërritur në Shqipëri pa dijeninë e askujt në 22 dhjetor, mirëpo në 14 shkurt ajo është përplasur nga një makinë në zonën e Fllakës në Durrës, ku dhe humbi jetën.
Trupi i saj për 52 ditë ka qëndruar në morgun e qytetit e paidentifikuar.