Familjarët e denoncuan të zhdukur, gjendet i vdekur burri në Dajt

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë. 

Bëhet me dije nga informacioni i policisë se një 83-vjeçar është gjetur pa shenja jete këtë të martë pas Njësisë Administrative Dajt.

Ai ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa.

“Më datë 03.10.2023, pas Njësisë Administrative Dajt, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. Ç., 83 vjeç. Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Nr. 4, pas kallëzimit të bërë nga familjarët për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, sipas policisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.