Fundjava e fundit e shtatorit po karakterizohet nga mot tipik vjeshtor dhe i paqëndrueshëm në disa vende të Europës, përfshirë edhe Zvicrën.
Dëbora e parë e sezonit ka mbërritur në Alpet zvicerane. Vija e borës është mes 1800 dhe 2100 metrash mbi nivelin e detit. Majat në Zermatt, në Rothorn, në Graubünden rreth Arosës, si dhe në Engadin afër St. Moritz, janë tashmë të mbuluara me një shtresë të bardhë.
Në ultësira, temperaturat variojnë nga 9 në 14°C.
Edhe në Shqipëri moti ka shënuar një ndryshim të ndjeshëm: Temperaturat janë ulur ndjeshëm në krahasim me ditët e mëparshme, veçanërisht në zonat malore. Reshjet e shiut kanë qenë të pranishme në shumë qytete, ndërsa pritet që moti i paqëndrueshëm të vijojë edhe në ditët në vijim, duke sjellë një hyrje të ndjeshme të stinës së vjeshtës në vend.
