Euro vijon rënien, 1€ këmbehet me 100 Lekë

Euro ka thelluar edhe më tej rënien në kursin e këmbimit me Lekun duke shkuar poshtë 101 lekshit.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, 1 Euro sot u këmbye me 100.49 lekë, ndërsa në pikat e këmbimit valuator Euro u ble me 100.2 lekë.

Ekspertët e ekonomisë kanë paralajmëruar se monedha Europiane do të vijojë zhvlerësimin, duke rënë edhe poshtë nivelit të 100 lekshit.

Leku po forcohet çdo ditë edhe ndaj monedhave të tjera. Dollari po këmbehet me 89.61 Lekë, ndërsa Paundi me 118.05 lekë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.