Erion Veliaj thirret në SPAK/ Për çfarë po pyetet kryebashkiaku nga prokurorët?

Kryebashkiaku i Tiranë, Erion Veliaj është paraqitur mëngjesin e sotëm (e martë) në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Prej më shumë se dy orësh ai ndodhet në ambientet e brendshme të këtij institucioni, i shoqëruar edhe nga disa prej bashkëpunëtorëve të tij. Mësohet se, është thirrur nga prokurori i posaçëm Dritan Prençi për dosjen e inceneratorit të Tiranës.

Gjatë momentit që është paraqitur në SPAK, ai është përplasur me qytetarë dhe përfaqësues të PD-së në hyrje të godinës. Kujtojmë se Veliaj ka deklaruar më parë se do të paraqitej vetë në SPAK.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.