Erion Veliaj kërkon lirinë, nesër para Apelit të GJKKO

Të hënën, 9 qershor, në orën 14:00 në Gjykatën e Posaçme të Apelit do të mbahet seanca për informacion lidhur me çështjen ndaj kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj.

Avokatët e Veliajt kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij. Ndërkohë, masa e sigurisë e vendosur në shkurt të këtij viti nga Apeli i Posaçëm më 13 mars, është në shqyrtim në Gjykatën e Lartë.

Kujtojmë se Veliaj u arrestua më 10 Shkurt, i akuzuar për dy vepra penale, atë të “korrupsionit pasiv” në 9 raste dhe “pastrim parash”. 2 ditë më vonë, u verifikua masa e “arrestit me burg” ndaj tij në GJKKO, ndërkohë që për bashkëshorten e tij Ajola Xoxa u caktua masa e “detyrim paraqitje” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit”.

Ndërkohë së fundmi, SPAK i ka shtuar edhe një akuzë tjetër Veliajt, atë të “fshehjes së pasurisë”.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.