Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan do të vizitojë nesër Shqipërinë, ku do të pritet me ceremony zyrtare rreth orës 11:30.
Më pas ai do të ketë një takim kokë më kokë me kryeministrin Edi Rama, që do të pasohet nga mbledhja e Këshillit të Bashkërendimit të Nivelit të Lartë, firmosja e marrëveshjeve dhe një konferencë për shtyp.
Ndërkohë, në orën 16:30 pritet të fillojë inaugurimi i xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda:
Ditën e nesërme pritet që rreth orës 11:30 – 11:40 të zhvillohet
Ceremonia e pritjes së Presidentit Turk Erdogan
11:40 – 12:40 të dy liderët do të kenë një takim koke me koke ndërsa më pas vijon:
12:40 – 13:40
Mbledhja e keshillit te bashkerendimit te nivelit te larte
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes se marreveshjeve
14:00 – 14:30
Konferenca per shtyp
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit te Xhamise.