Seanca e sotme parlamentare është përfshirë nga debate të ashpra, teksa ministrja e Financava, Delina Ibraimaj është përplasur me deputeten e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.
Gjithçka ka nisur pasi Ibrahimaj e ka cilësuar PD-në si “opozita e vulës”, ndërsa Tabaku ka reaguar ashpër duke e quajtur ministren të paaftë.
Ibrahimaj: Opozita e vulës dhe të shpikë terminologji që as janë parë dhe as janë dëgjuar as në Shqipëri askund. Të shpikë inflacioni socialist kjo nuk është parë dhe nuk është dëgjuar. U desh që të ngrihet zëri i opozitës dhe të flasë për inflacionin, që nëpër botë e quajnë të Putin, të përmendet si inflacioni socialist. Në cilën botë jetoni ju, cilin realitet i servirin shqiptarëve. Inflacioni është i Putin, nuk është i socialistëve. Inflacioni si Shqipërisë është inflacion që është ndikuar nga politikat e kësaj qeverie. Kemi bërë dy rishikime buxheti dhe kanë qenë në qëllim mbështetjen e shtresave në nevojë. Shifrat tregojnë që kemi rritje të konsumit gjatë 6 mujorit të parë, do vazhdojmë të kemi rritje edhe gjatë fundit të vitit. Jeni mësuar të bëni shpifje dhe me rritjen dhe me nismat e qeverisë.
Tabaku: Të të vij turp që ke ardhur nga rruga dhe je bërë ministre dhe më thua mua je bërë opozita e vulës. Dëgjo këtu se mëson. Sot realiteti që jetojnë familjet shqiptare është kështu, sot të ardhurat në buxhetin e shtetit kanë ardhur 50% nga faktorë të brendshëm. Ministrja nuk shikon familjet, se e ka mendjen te koncesionet, miraton këtu Vkm e akte normative për tendera e koncesione. Është aq e paaftë për qytetarët, saqë ka 12 muaj pa bërë asgjë dhe na sjell këtu një akt normative. Zonja ministre, askush nuk e ka arrogancën paaftësinë, arrogancën dhe korrupsionin tënd.
Ibrahimaj: Unë jetoj në rrugën Rexhep Jella. Shtëpia është në pronësi të përparim Ibrahimaj, që është babai i bashkëshortit tim. Spiunët tuaj sillini të më shoqërojnë, ajo është shtëpia ku unë jetoj prej vitesh. Kjo është për qytetarët, jo për ju. Ju shisni vetë, vrerë.