Ëndrrat e një nëne në Don Bosko

Sado të papërfytyrueshme qofshin ëndrrat e tjetrit, ca rrethana, i bëjnë të ngjajnë të gjalla. Nuk e di ç’po a nëse po ëndërronte nëna gjyshe, në trotuarin e Don Boskos, në një prej segmenteve të shumtë të fruta perimeve në zonë, por ngjajnë të jenë çliruese.


Arka me mall thuajse është boshatisur, kanë mbetur vetëm ca portokaj që edhe ia vlen të prishen, ndersa pranë saj është ulur një i afërm, mbase i biri. Por a mjaftojnë dy enë tregtie për të justifikuar zgjimin pa gdhirë, rrugën prej nga nuk dihet se ku, e kohën deri pas dreke kur është zbrazur pesha e enëve!? Të gjithë e dimë përgjigjen. E dimë edhe kur e shohim edhe kur e imagjinojme një pamje që vetëm të tillë nuk do të donim ta shihnim, buzë trotuari. Mirëpo, kjo as e pengon e as e ndryshon jetën e saj e të sa shumë të tjerëve që, në mos në trotuar, flenë në kushte nga më të këqijat. Të paktën deri sa lodhja t’u çmpihet e të bëhen gati për të nesërmen, me të njëjtin fat.

Sepse, çfarë mund të presë të ndryshojë në jetën e saj, çfarë mund të përmirësohet? Për çfarë mund të shpresojë? Mendimet kanë për të qenë po ato, të shiten portokajtë, të kërkojë para,  të kthehet në kohë në shtëpi, dhe çfarë tjetër? Ky është fillimi dhe fundi i ditës së saj e të të tjerëve që njësoj si ajo presin të zbardh dita për të nxjerrë në treg produktet e kopshtit të tyre. Dhe kur ato s’mjaftojnë të nis të shtrijë dorën për të kërkuar para!
Mbase është më mirë që e ka zënë gjumi, të mos e shohë se kujt i vjen keq për varfërinë e saj, kur të zgjohet të gjejë 30 lekë dhe të shoh ëndrra.  /Living 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.