Emigrantët shqiptarë gjejnë një tjetër mënyrë si të futen në UK

Duket se një mënyrë e re ka nisur të funksionojë për të emigrantët për t’u futur në mënyrë ilegale në Angli.

Sipas “The Telegraph” shqiptarëve po iu ofrohet mundësia të vijnë nga Santander, bregdeti verior i Spanjës në drejtim të Portsmouth, me një vlerë prej 14 mijë paundësh për person.

Kostoja për të kaluar me kamion nga Spanjë është rreth katër herë me e shtrenjtë sesa me varkat e vogëla por është më pak e rrezikshme dhe nëse kalojnë, ata kanë shumë më pak mundësi të kthehen në Shqipëri.

Kjo mënyrë e re ka nisur të qarkullojë në rrjetin social TikTok, postime të cilat i shoqërojnë me ikonat e kamionave, trageteve si edhe publikojnë London Eye.

Eshtë një numër i madh emigrantësh që tentojnë të hyjnë në UK nga Portsmouth, raporton policia kufitare në UK.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.