Emri i Elon Musk nuk ka të ndalur së shfaquri në media, për shkak të politikës së re që ka vendosur në Twitter dhe për mënyrën e menaxhimit të platformës.
Megjithatë, këtë herë Musk është kthyer në qendër të vëmendjes për shkak se një kirurg plastik ka deklaruar se ai ka shpenzuar më shumë se 172,000 dollarë për operacione plastike në fytyrën e tij dhe për flokët.
Dr. Richard Westreich tha për “Sun”: Mendoj se Musk është kujdesur për flokët e tij, sytë dhe lëkurën që i varet poshtë qafës. Në fillim të këtij viti, ai ka pasur enjtje në qafë pikërisht nga këto ndërhyrje.
Kirurgu plastik, i cili sipas informacioneve të gazetës britanike është i specializuar për fytyrën, ka folur edhe për koston e operacioneve të Musk: Ngritja e mundshme e lëkurës së qafës së tij mund të kushtojë rreth 60 mijë dollarë. Ka mundësi që hapësira poshtë syve të tij është mbushur gjithashtu, që në thelb është nj transformim shumë i kushtueshëm. Kjo duhet t’i ketë kushtuar atij 10,000 dollarë. Flokët e Elon Musk duket se janë ndryshuar të paktën katër herë gjatë viteve, gjë që do të kushtonte rreth 40,000 dollarë.
Spekulimet për pamjen e ‘ndryshuar’ të pronarit të Twitter kanë qarkulluar prej vitesh dhe janë përqendruar në ndryshimet që ai ka bërë në nofull dhe flokët e tij. Pavarësisht raportimeve që po “qarkullojnë” në internet, multimiliarderi nuk ka konfirmuar apo mohuar ende diçka.