Elbasan/ U rrëzua gjatë punës në firmën e përpunimit të hidrokarbureve, 45-vjeçari dërgohet me urgjencë në spital

Miks Albania

Një 45-vjeçar është aksidentuar gjatë punës, në Elbasan. Policia raporton se shtetasi F. M është rrëzuar gjatë kohës që ka qenë duke punuar në firmën për përpunimin e hidrokarbureve, në fshatin Balldren.

45-vjeçari po merr ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Elbasanit. Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.