Elbasan/ Mbytet 40-vjeçarja në Shkumbin, policia ndërhynë për nxjerrjen e trupit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krastë të Elbasanit, ku një grua është mbytur në ujërat e lumit Shkumbin.

Rreth orës 19:00 të mbrëmjes banorët e Krastës lajmëruan policinë pasi identifikuan në ujërat e lumit Shkumbin trupin e një njeriu.

Menjëherë janë lajmëruar polumbarët, të cilët për shkak të errësirës nuk kanë ndërhyrë. Në të tilla kushte janë angazhuar 7 efektivë zjarrfikës dhe 10 efektivë policie të cilët bënë të mundur nxjerrjen e trupit.

Gruaja është rreth 40 vjeçe, ende e paidentifikuar dhe dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Trupi i saj është dërguar në morgun e Elbasanit. Ende asnjë familjar nuk është interesuar për personin e mbytur.

Ndërhyrja për nxjerrjen e trupit shumë e vështirë për shkak të ujit të rrëmbyer, pas reshjeve të ditëve të fundit dhe errësirës.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.