Ekzekutoi 40-vjeçarin shqiptar në Greqi,flet 68-vjeçari grek:S’doja të përfundonte kështu

Miks Albania

Ka dhënë deklaratën e tij në polici 68-vjeçari grek, i cili ekzekutoi me armë gjahu një 40-vjeçar shqiptar mesditën e së premtes në Pire të Greqisë.

Ngjarja ndodhi pranë një parkingu ku punonte viktima, ndërsa mësohet se mes 40-vjeçarit shqiptar dhe shtetasit grek ka pasur konflikte të vazhdueshme.

Pas debatit mes tyre, autori ka shkuar në banesën e tij, mori armën dhe u kthye tek parkingu ku qëlloi dy herë me plumb në kokë babain e tre fëmijëve.

“Mbarova me ty”, iu drejtua ai 40-vjeçarit dhe më pas është rikthyer në banesë ku ka pritur policinë për ta arrestuar.

Në dëshminë për policinë, autori është shprehur: “Kishim përplasje prej disa vitesh. Makinat i vendosnin në parking dhe në trotuar, bllokonin rrugën. E kisha shprehur disa herë indinjatën time, s’doja që të përfundonte kështu.”

Sipas dëshmitarëve konfliktet mes 68-vjeçarit dhe viktimës, si edhe me fqinjët e tjerë ishin thuajse të përditshme.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.