Një 35-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e sotme në në Agios Panteleimon të Athinës, Greqi.
Mediat greke raportojnë se 35-vjeçari shqiptar ra në tokë menjëherë pasi u qëllua me një plumb në kokë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë gjetur një gëzhojë shumë pranë vendit ku ra pa shenja jete shqiptari.
Ndërkohë kanë nisur hetimet e para një nga pistat kryesore është ajo e prishjes së pazareve të drogës ose mosmarrëveshje personale.
