Ekstradimi në Turqi/ Shtyhet sërish seanca për bosin e kriptomonedhave

Shtyhet sërish seanca gjyqësore ndaj bosit turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Özer.

Shkak u bë kërkesa nga avokati për përjashtimin e gjyqtarit. Edhe pse Prokuroria dha konkluzionet përfundimtare sot, gjyqtari e pati të pamundur të shprehet, të paktën derisa të shqyrtohet kërkesa për përjashtimin e tij.

Edhe seanca e sotme u shoqërua me tensione dhe tone të ashpra mes palëve, ndërsa ajo zgjati të paktën 90-të minuta. Pas përfundimit të seancës së sotme avokati i 28 vjeçarit turk nuk pranoi të prononcohej për median.

Në fund të sencës së sotme gjyqtari Elis Dine shpjegoi arsyet e shtyrjes së gjyqit dhe dy argumentat që paraqiti pala mbrojtëse.

Seanca e radhës gjyqësore për shtetasin turk do të mbahet ditën e hënë më 14 nëntor.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.