“Eksodi i TikTok-ut”/ “The Economist” rrëfen luftën me armikun e padukshëm në Kukës

Ky sezon veror ka qenë i mbushur me artikuj ndërkombëtarë që shkruajnë për shpërthimin e turizmit në Shqipëri, si dhe bukuritë natyrore.

Sidoqoftë prestigjozja “The Economist” ka shkruar një artikull për emigrimin masiv të shqiptarëve me gomone drejt Anglisë.

Ka qenë gazetarja Isobel Cockerell që në një shkrim kushtuar Kukësit, që e quan si një prej vendeve më të varfra në Europë, në vëmendje ka sjellë historinë e një djali 32-vjeçar, i cili ka vendosur të qëndrojë në atdhe e mos të largohet.

“Eksodi i TikTok-ut”/ “The Economist” rrëfen

Tani vihet theksi tek një armik i ri dhe i ndërkombëtarizuar: TikToku. Që me sa duket po luan një rol të madh në eksodin e shqiptarëve.

“Nuk është aty jeta e vërtetë, është një iluzion. Për të marrë pëlqime dhe vëmendje”, tregon Besmir Billa. Nipërit e tij janë “gozhduar” pas kësaj platforme, ku shohin video të shqiptarëve që u bëjnë thirrje bashkëkombësve të tyre për të marrë rrugëtimin drejt Anglisë.

Në Kukës zbrazëtia është e prekshme. Kafenetë janë shumica bosh. Në një shkollë vajzat më thanë se nuk kishte kush t’i shoqëronte në mbrëmjen e maturës, sepse shokët e tyre të klasës ishin të gjithë në Britani. “Duket sikur djemtë janë specie në zhdukje”, tha një banore. Ndërsa Billa tregon se kanë mbetur thuajse pa mekanikë, thote gazetarja.

Sipas “The Economist”, trafikantët dikur kërkonin deri në 18 mijë paund për të kaluar La Manshin. Por gjatë verës së kaluar, videot “publicitare” në TikTok tregonin shifra deri në 4000 paund, një zbritje së cilës shumë pak vetë mund t’i rezistonin.

Një prej yjeve të rrjeteve sociale është Aleks Vishaj. Sipas “The Economist”, ai u deportua nga Anglia në vitin 2021, por arriti të futej sërish në ishull. Billa tregon se kur ai erdhi në Kukës me Ferrarin e tij të zi gjatë pranverës, nipërit e tij, 7 dhe 11 vjeç, donin ta takonin.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.