Einxhel Shkira kujton me nostalgji takimin e parë me Dj Dagz

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të pëlqyer në showbiz. Që prej nisjes së romancës brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” dhe deri më tani dyshja i kanë treguar publikut dashurinë e madhe që kanë për njëri- tjetrin.

E teksa çifti po përjetojnë prej muajsh lidhjen e tyre të dashurisë, tashmë ata janë dhe në pritje të një djali.

Së fundmi moderatorja është bërë nostalgjike teksa ka kujtuar takimin e parë me Dj Dagz brenda shtëpisë së BBVIP.

Einxhel ndau me ndjekësit momentin ku Dj Dagz dhe Pm iu bashkuan shtëpisë, fiks një vit më parë.

“Një vit nga takimi ynë i parë, dita kur jeta jonë ndryshoi.. dhe kështu biri im e takova babanë tënd”- shkroi Einxhel krahas videos.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.