Efekti “Ronaldo” tek Al-Nassr është i menjëhershëm, arsyeja pse fanella prezantohet vetëm nga mbrapa

Nënshkrimi me Ronaldon nga Al-Nassr ka një qëllim të saktë: të punojë për të rikthyer Kupën e Botës 2030 në Lindjen e Mesme (megjithëse në bashkëpunim me Egjiptin dhe Greqinë). Në strategjinë e forcimit të kandidaturës, figura e pesë herë Topit të Artë bëhet qendrore.

Kjo është arsyeja pse paga… më mirë të themi, lumi i milionave që do ta bëjë futbollistin ekstra të pasur, përfshin gjithashtu variablin e të ardhurave të lidhura me partneritetet tregtare, të drejtat e imazhit dhe atë rol të ambasadorit që është pozicioni kyç për çdo sipërmarrje.

Fotot e para e konfirmojnë konceptin: fanella e Al-Nassr shfaqet gjithmonë nga mbrapa, logoja e klubit bëhet një detaj; pjesa e pasme është e ekspozuar në mënyrë që mesazhi i kombinimit të markave të jetë i qartë dhe i fuqishëm. Ronaldo 7 është një pikënisje, një trampolinë, “një imazh për librat e historisë”, ishte komenti i klubit saudit.

Ka një fakt që tashmë na jep një ide të mirë se çfarë do të thotë të kesh një markë globale, një makinë për të fituar para, një sportist që sfidon ligjet e kohës dhe në radhët e një prej klubeve më të forta në vend.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.