‘Amerikë ky është momenti, bëni që zëri juaj të dëgjohet’, Harris dhe Trump ftojnë votuesit të marrin pjesë në zgjedhje

Miks Albania

Kandidatja për presidente e SHBA, Kamala Harris ka shpërndarë postimin e saj të parë në aplikacionin X, vetëm pak minuta pasi u hapën qendrat e votimit në SHBA.

Amerikë, ky është momenti për të bërë zërin tuaj që të dëgjohet. Dita e zgjedhjeve erdhi. Sot duhet të votojmë sepse e duam vendin tonë dhe besojmë në premtimin e Amerikës. Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet”, shkruan Kamala Harris. Edhe kundërshtari i saj në këto zgjedhje Donald Trump përmes një postimi në platformën “Truth Social’, u kërkoi votuesve që të dalin dhe të votojnë.

 “Është koha të dilni të votoni që se bashkë të mund ta bëjmë Amerikën të madhe sërish”, shkruan ai.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.