E zë poshtë pema që po priste me motosharrë, vdes tragjikisht 53-vjeçari

Ditën e djeshme në malin Valmar, një 53-vjeçar në fshatin Grabovë të Elbasanit, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ai po e priste me motosharrë.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital.

Ditën e djeshme, në malin Valmar, shtetasin N. Ç., 53 vjeç, banues në fshatin Grabovë, dyshohet se e ka zënë poshtë 1 pemë të cilën ky shtetas po e priste me motosharrë. Si pasojë e dëmtimeve të marra, 53-vjeçari ka humbur jetën në spital. Një grup i posaçëm hetimor po punon për të dokumentuar ligjërisht, rrethanat e këtij rasti”, njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.