Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Itali.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një 34-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali. I riu shqiptar është identifikuar si Klaudio Myrtaj dhe punonte për ndërtimin e rrugëve, teksa mësohet se ngjarja ka ndodhur pasditen e së shtunës në Cuneo.
Raportohet se 34 vjeçari është gjetur në gjendje të rëndë i shtrirë në një punishte pranë bashkisë së qytetit por ka ndërruar jetë më pas në spitalin e Cuneos. I riu shqiptar kishte mbërritur në Itali dy vite më parë.