Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një i moshuar ka dhunuar bashkëshorten e tij. Si pasojë e dëmtimeve, 64-vjeçarja ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
“Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin E. D., 70 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen H. D., 64 vjeçe, e cila për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga dhuna, ka humbur jetën në spitalin e Traumës”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.