Një ngjarje e rëndë është shënuar të premten në qytetin e Vlorës. Një 76 vjeçare, e identifikuar si Nafije Beqiri, i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit në lagjen “29 Nëntori”.
Ajo jetonte me vajzën e saj. Sipas policisë së Vlorës, në kushte të depresionit, e moshuara i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit ku jetonte së bashku me vajzën e saj.
Policia ka shkuar në vendngjarje së bashku me ambulancën dhe kanë shoqëruar trupin pa jetë drejt morgut ndërsa është duke marrë në pyetje vajzën e 71 vjeçares.