E Rëndë në Tiranë/ Policia gjen të shtrirë në mes të rrugës 30-vjeçarin

Një 30-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugën “Robert Shvarc” në kryeqytet.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 21:15.

Sipas policisë, shtetasi A. C., 30 vjeç dyshohet se në gjendje të dehur ka prerë damarët. 30-vjeçari është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.