E RËNDË në Tiranë! Gjendet një 48-vjeçar i vrarë me armë zjarri brenda automjetit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një shtetas është gjetur i vrarë brenda një automjeti në rrugën “Shën Stefani”, Zall Mner.

Viktima është gjetur rreth orës 07:40 të mëngjesit të sotëm dhe është identifikuar si 48-vjeçari me iniciale L. V., banues në Kamëz. Dyshohet se viktima është qëlluar me armë zjarri, ndërsa po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 24.01.2025, rreth orës 07:40, në rrugën “Shën Stefani”, në Zall Mner, është konstatuar pa shenja jete, brenda një automjeti, shtetasi L. V., 48 vjeç, banues në Kamëz, i dyshuar i vrarë me armë zjarri. Shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje. Ndërkohë grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Në vijim, do të keni një informacion me të detajuar për rastin.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.