E rëndë në Tiranë/ E zë korenti, ndërron jetë gruaja në tarracën e shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në periferi të Tiranës. Mësohet se një 52-vjeçare e ka zënë korenti në tarracën e shtëpisë.

“Më datë 13.09.2023, në afërsi të TEG-ut, shtetasja L. M., 52 vjeçe, në tarracën e banesës së saj, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe si pasojë ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.