Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në Lushnje.
Bëhet me dije nga burimet për media se një vajzë 18-vjeçare i ka dhënë fund jetës, pas konflikteve bashkëshortore.
B.M., 18 vjeçe, banuese në fshatin Fiershegan, i ka dhënë fund jetës ditë e djeshme, por ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Policia thotë se nisi hetimet për 24-vjeçarin E.D., banues në fshatin Çukas, pasi dyshohet se nga konfliktet e vazhdueshme me bashkëshorten e tij, ajo ka konsumuar lëndë helmuese (fostoksinë) dhe për pasojë ka humbur jetën, në spital, pasditen e djeshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.