E RËNDË në Lezhë/ Vuante nga depresioni, 30-vjeçarja vetëhidhet nga kati i 4-t i pallatit

Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Lezhë, ku një 30-vjeçare është vetëhedhur nga kati i katërt i një pallati.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Besëlidhja”, teksa dyshohet se e reja vuante nga depresioni. Gjendja e saj paraqitet e rëndë dhe ajo është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Policia ndërkohë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë.

Lezhë/Informacion paraprak

Pasditen e sotme, në lagjen “Besëlidhja”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit, shtetasja E. l., 30 vjeçe, e cila përdor medikamente për depresionin.

30-vjeçarja po dërgohet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.