E RËNDË në Greqi! 39-vjeçari Shqiptar vret me armë zjarri gruan e tij

Greqi, Policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Kretë të Greqisë, ku një 39-vjeçar shqiptar ka vrarë me pistoletë bashkëjetuesen e tij rumune.

Mediat greke shkruajnë se krimi i rëndë ka ndodhur në zonën Kaminias.

Pas krimit, ai vetë ka telefonuar policinë. Megjithatë, gruaja ka vdekur dhe autori është arrestuar. Sipas informacioneve, 39-vjeçari ka pranuar autorësinë e krimit.

Nuk dihen ende detajet dhe arsyet e vrasjes, policia po punon per zbardhjen e ngjarjes.

Sipas “Protothema”, autori 39-vjeçar ka qenë me precedent penal, pasi njihet nga autoritetet greke për përfshirje në drogë.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.