Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku në shkollën 9-vjeçare “Neim Babameto” dy nxënës janë gjetur me lëndë narkotike e llojit kanabis në klasë.
Mësohet se droga u është gjetur të miturve nga mësuesja gjatë orës së mësimit, teksa ishin duke e kaluar dorë më dorë. Nga ana tjetër, fakti më i rëndë është se një djalë është parë duke konsumuar një sasi të vogël droge para se të hynte në orën e mësimit.
Drejtoria e shkollës ku ka ndodhur ngjarja nuk ka pranuar të japë detaje ndërsa identiteti i dy nxënësve nuk bëhet publik për shkak të moshës së tyre të mitur. Paraprakisht mësohet se ata janë dy nxënës djalë dhe vajzë, 12 vjeç.